Kremlini ka thënë të enjten se dërgesa e raketave balistike me rreze të gjatë nga SHBA-ja në Ukrainë, nuk do ta ndryshojë situatën e luftës.
Në vend të kësaj, sipas Kremlinit, kjo do të shkaktojë më shumë probleme për Ukrainën vetë, raporton Reuters.
SHBA-ja javëve të fundit ka dërguar fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë, dhe që atëherë ato janë përdorur dy herë, ka thënë një zyrtar amerikan të mërkurën.
Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë (ATACMS) të cilat kanë gjatësi të rrezes deri në 300 km, janë përdorur për herë të parë më 17 prill, kundër një aeroporti në Krime, që ishte rreth 165 km nga linjat e fronit në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se SHBA-ja është drejtpërdrejt e përfshirë në këtë konflikt.
“Kjo nuk do ta ndryshojë rezultatin e operacionit tonë ushtarak. Ne do t’i arrijmë qëllimet tona. Por kjo do të shkaktojë më shumë probleme për Ukrainën”, ka thënë Peskov.
LEXO EDHE: