Botë

Kremlini e mohon se droni rus ka goditur centralin bërthamor në Çernobil

Dmitry Peskov

Dmitry Peskov (Foto: AP)

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka mohuar se një dron rus e ka goditur centralin bërthamor të shkatërruar të Çernobilit të premten.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se droni rus ka goditur mburojën e centralit bërthamor.

Peskov ka thënë se nuk ka informacione të sakta lidhur me çështjen.

“Por, një gjë e di: nuk mund të bëhet fjalë për sulme të kryera në infrastrukturën bërthamore ose objekte të energjisë bërthamore. Prandaj, çdo pretendim për këtë, nuk është i vërtetë”, ka thënë Peskov.

Ndërsa ka shtuar se, ushtria ruse nuk e bën një gjë të tillë.

“Me shumë gjasë, ky është një tjetër provokim”.