Botë

Kremlini e cilëson politik dënimin e Trumpit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Kremlini e ka quajtur përpjekje për të eliminuar rival politik, vendimin e gjykatës për të dënuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

“Në përgjithësi, nëse flasim për Trumpin, është e qartë se ka thjesht një eliminim aktual të rivalëve politikë me të gjitha mjetet e mundshme ligjore ose të joligjore. Kjo është e dukshme për të gjithë botën”,  tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët të premten, raporton AP.

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që u dënua për krime të enjten pasi juria e shpalli atë fajtor për të gjitha 34 akuzat në një skemë për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e 2016-ës përmes një pagese “të heshtur” ndaj një aktoreje të filmave për të rritur, për të cilën u tha se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin.