Koreja e Veriut ka shkatërruar pjesë të rrugëve të përbashkëta koreane dhe linja hekurudhore në anën e saj kufitare të martën, raporton Reuters.
Tensionet janë shtuar në gadishullin korean, me Phienianin që ka thënë javën e kaluar se do t’i ndërpresë rrugët e përbashkëta dhe hekurudhat koreane dhe do ta fortifikojë më tutje anën kufitare, si pjesë e përpjekjes për krijimin e sistemit “me dy shtete”, duke e larguar nga peizazhi synimin e kahershëm të bashkimit të dy vendeve.
VIDEO:
North Korea has blown up parts of the roads connecting it to South Korea, according to footage released by the South Korean Defense Ministry. The roads were built briefly during rapprochement between both countries and had not been used in years. https://t.co/vlGmEoqDH5 pic.twitter.com/NUHKP0Yrg7
Kah mesi i ditës, disa pjesë të rrugëve dhe hekurudhave veriore që e bashkojnë Veriun me Jugun janë shkatërruar, sipas Shefave të Përbashkët të Shtabit të Jugut (JCS).
Ministria e Bashkimit e Seulit, e cila merret me çështjet ndërkufitare, e ka dënuar incidentin si shkelje të qartë të marrëveshjeve të kaluara ndërkoreane, duke e quajtur “shumë jonormale”.
“Është për të ardhur keq që Koreja e Veriut po kryen vazhdimisht sjellje të tilla regresive”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, Koo Byoung-sam në një konferencë.
Si përgjigje e shpërthimeve, ushtria jugkoreane ka paralajmëruar përmes të shtënave me armë, edhe pse nuk ka pasur dëme në anën kufitare të Koresë së Jugut.
JCS-ja ka thënë se Koreja e Veriut veç ka qenë duke instaluar mina dhe barriera përgjatë kufirit dhe ka paralajmëruar të hënën se është duke u bërë gati për një shpërthim.
Koreja e Jugut ka rritur vëzhgimin dhe gatishmërinë pas incidentit, sipas JCS-së.