Botë

Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa në Ukrainë, thotë Koreja e Jugut

Koreja e Veriut

Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur të hënën se ka zbuluar shenja të përgatitjes së Koresë së Veriut për të dërguar në Rusi më shumë trupa dhe armë, duke përfshirë dronë vetëvrasës, për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.

“Dronët vetëvrasës janë një nga detyrat në të cilat është fokusuar Kim Jong-un”, ka thënë një zyrtar i Koresë së Jugut, duke shtuar se Veriu kishte shprehur synimin e tij për t'ia dhënë ato Rusisë, raporton Reuters.

Dronë të tillë janë përdorur gjerësisht në luftën e Ukrainës dhe Kim ka urdhëruar një prodhim masiv të armëve ajrore dhe një përditësim të teorisë dhe edukimit ushtarak, duke përmendur konkurrencën, raportoi media shtetërore.

Seuli, Washingtoni dhe Kievi kanë thënë se ka rreth 12,000 trupa të Koresë së Veriut në Rusi. 

Koreja e Jugut ka thënë se të paktën 1,100 prej tyre ishin vrarë ose plagosur.