Botë

Koreja e Jugut i ofron ndihma humanitare Koresë së Veriut

Koreja e Veriut

Foto: Associated Press

Koreja e Jugut i ka ofruar Koresë së Veriut t’i dërgojë ndihma për ta ndihmuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë kapluar mijëra shtëpi.

Nuk dihet nëse Koreja e Veriut do ta pranojë propozimin e Koresë së Jugut për ndihmë.

Koreja e Jugut ka thënë se ka vullnet të ofrojë furnizime për banorët verikoreanë. Ajo i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq në Korenë e Veriut që të përgjigjet për të diskutuar dhe përcaktuar sasinë dhe llojin e ndihmave që ka nevojë, raportoi AP. 

Mediat verikoreane kanë raportuar se vërshimet kanë prekur 4,100 shtëpi, 7,410 hektarë fusha bujqësore dhe një numër ndërtesash publike, rrugë, hekurudha.

Raportohet se lideri Kim Jong Un u ka thënë autoriteteve që t’i “dënojnë rreptë” ata që neglizhuan përgjegjësitë e tyre për parandalimin e katastrofës.