Botë

Koreano-veriorët po ndihmojnë trupat ruse në Ukrainë, thonë burimet

Kim Jong Un

Inxhinierë ushtarakë të Koresë së Veriut po e ndihmojnë Rusinë ta sulmojë Ukrainën me raketa balistike, teksa koreano-veriorët që operojnë në zonat e pushtuara të Ukrainës tashmë janë vrarë, kanë thënë zyrtarë të lartë në Kiev dhe Seul.

Sipas zyrtarëve, dhjetëra koreano-veriorë ishin vendosur pwrkrah linjave ruse, në ekipet e sistemit tw lwshimit për raketat KN-23”, ka thënë një burim në Ukrainë për The Guardian.

Kim Jong-un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, vitin e kaluar udhëtoi në Rusi për një samit me Vladimir Putinin, ku të dy liderët vendosën për forcimin e marrëdhënieve të tyre me një marrëveshje sekrete armësh.

Dërgesat e municioneve të Phenianit ishin të rëndësishme për t’ua mundësuar forcave ruse që të përparonin në luftën në Ukrainë këtë verë. 

Koreano-veriorët ishin në mesin e të vdekurve pas një sulmi raketor ukrainas në territorin e pushtuar nga Rusia pranë Donetskut javën e kaluar, kanw thwnw zyrtarët koreano-jugor dhe ukrainas. 

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, u ka thënë deputetëve në Seul këtë javë se ishte "shumë e mundshme" që oficerët koreano-veriorë të ishin vendosur për të luftuar përkrah rusëve dhe disa kishin vdekur në sulm, megjithëse ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. 

Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës së Ukrainës Kundër Dezinformimit, ka thënë në një postim në Telegram se disa koreano-veriorë ishin vrarë në Rusi. Organizata e tij është pjesë e këshillit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes.

Të mërkurën, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se kishte shkatërruar municion të Koresë së Veriut në një sulm në një depo në rajonin Bryansk, disa kilometra nga kufiri ukrainas.