Botë

Kontributdhënësit në inteligjencë artificiale marrin Nobelin për Fizikë

Çmimi Nobel për Fizikë

Studiuesit John Hopfield dhe Goeffrey Hinton janë laureuar me Çmimin  Nobel për Fizikë.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se çmimi iu nda “për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjetet nervore artificiale”.

Studiuesit, Hopfield amerikan e Hinton britanik, kanë kontribuar në “machine learning”, degë e inteligjencës artificale që i lejon kompjuterët të mësojnë nga të dhënat dhe të përmirësojnë performancën e tyre.

Procesi i mësimit ndodh nëpërmjet analizimit të një sasie të dhënash dhe identifikimin e modeleve ose rregullave brenda tyre.

Ekzistojnë disa lloje të mësimit të kësaj dege të AI.