Botë

Konsumimi i marihuanës tejkalon alkoolin për herë të parë në SHBA

marihuana

Numri i amerikanëve që konsumojnë marihuanë çdo ditë ka tejkaluar ata që pinë alkool po aq shpesh, ka zbuluar një studim i ri, shkruan BBC.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Addiction”, bazohet në të dhënat e mbledhura nga Anketa Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin gjatë katër dekadave.

Në vitin 2022, hulumtimi regjistroi rreth 17.7 milionë përdorues të përditshëm të marihuanës, krahas 14.7 milionëve që pinë alkool.

Studimi zbuloi se, midis viteve 1992 dhe 2022, pati rritje 15-fish të atyre që raportuan përdorimin ditor të marihuanës.

Në vitin 1992, kishte më pak se një milion njerëz që raportuan se përdorin marihuanën çdo ditë në SHBA, numri më i vogël që nga fillimi i studimit më 1979.

Përdorimi rekreativ i marihuanës lejohet në 24 shtete, ndërsa 38 shtete kanë legalizuar përdorimin medicinal.

Qeveria deri më tani i ka rezistuar thirrjeve për legalizimin ose dekriminalizimin e drogës në nivel federal.

Megjithatë, në reformën më të rëndësishme të drogës në më shumë se gjysmë shekulli, Departamenti i Drejtësisë amerikane në fillim të këtij muaji ka riklasifikuar marihuanën nga Lista I në Listën III.

Sipas studimit, konceptet e zakonshme se marihuana po shërben si “portë” drejt dograve të tjera nuk është mbështetur me prova. Shumica e përdoruesve të marihuanës, siç thotë studimi, nuk ndryshojnë llojin e drogës.