Presidenti iranian Ebrahim Raisi është konfirmuar i vdekur pasi shpëtimtarët gjetën një helikopter me të dhe zyrtarë të tjerë që ishte rrëzuar në kufijtë malorë veriperëndimorë të Iranit një ditë më parë, raportoi të hënën "Daily Mail".
Raisi, 63 vjeç, Ministri i Jashtëm Hossein Amir Abdollahian; Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor Malek Rahmati, Imami, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, kopilot, shefi i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truproje tjetër, ishin të gjithë në bord, sipas mediave iraniane. Të nëntë janë deklaruar të vdekur.
Presidenti Raisi, ministri i Jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter vdiqën në përplasje”, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters.
Varrimi i tij pritet të mbahet të martën.
BREAKING: RESCUERS HAVE REACHED THE CRASH SITE OF THE PRESIDENT OF IRAN RAISI
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) May 20, 2024
“The presence of the rescue team at the crash site of the helicopter carrying the president
Additional and Unfortunately, there is a possibility of martyrdom of all the passengers of the helicopter.“ pic.twitter.com/4whDrc3iHZ
Qeveria e vendit mbajti një 'takim urgjent' të hënën.
Presidenti iranian ka qenë duke udhëtuar në Azerbajxhanin Lindor, provincë iraniane.
Televizioni shtetëror ka thënë se incidenti ka ndodhur afër Xholfas, qytetit në kufi me shtetin e Azerbajxhanit, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.
Në atë zonë është raportuar për shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.
Raisi ka qenë në Azerbajxhan të dielën për të inauguruar një digë, bashkë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
🚨🇮🇷 Images of the Iranian President’s crashed helicopter have finally been released #Iran pic.twitter.com/egebTIzFxa
— 🔻AnonForGaza🇵🇸 (@AnonOzzyDude) May 20, 2024
Raisi i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, proces që është konsideruar me daljen më të ulët të popullit në historinë e Republikës Islamike.
Ai ka qenë i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e tij në ekzekutimet masive të mijëra të burgosurve politikë më 1988, në fund të luftës së përgjakshme Iran-Irak.
Nën udhëheqësinë e Raisit, Irani pasuron uranium në nivele të larta dhe shmang inspektimet ndërkombëtare.
Akıncı İHA, İran Cumhurbaşkanı Reisi’yi taşıyan helikopterin enkazı olabileceği düşünülen bir ısı kaynağını tespit ederek koordinatlarını İran makamlarıyla paylaştı https://t.co/lisVg4tK0l pic.twitter.com/Esgyd7ysmd
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) May 20, 2024