Botë

Konfirmohet i vdekur zëvendëspresidenti i Malavit, Saulos Chilima

Saulos Chilima

Saulos Chilima

Avioni i përplasur që mbante zëvendëspresidentin e Malavit është gjetur pa të mbijetuar, ka thënë presidenti, Lazarus Chakwera.

Saulos Chilima dhe nëntë të tjerë po fluturonin brenda vendit të hënën në mëngjes, kur avioni i tyre u zhduk nga radarët e aeroportit, raporton BBC.

Avioni i cili ishte një avion ushtarak, po fluturonte në mot të keq.

Ushtarët kishin kërkuar pyllin e Chikangawa gjatë natës dhe deri në mëngjes në përpjekje për të gjetur avionin.

Në një konferencë shtypi të martën, presidenti Chakwera ka thënë se komandanti i Forcave të Mbrojtjes së Malavit e informoi atë se operacioni i kërkim-shpëtimit kishte përfunduar dhe avioni ishte gjetur.

Chakwera ka thënë se ishte "thellësisht i pikëlluar" për të informuar banorët e Malavit për tragjedinë e tmerrshme.

Ai tha se ekipi i shpëtimit e gjeti avionin të shkatërruar plotësisht.

Zevendëspresidenti dhe presidenti vijnë nga parti të ndryshme, por të dy u bashkuan për të formuar një aleancë gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

LEXO EDHE: