Botë

Komuniteti LGBTQ+ mblidhen kundër AfD-së në Gjermani

lgbt

Foto: Shutterstock

Qindra njerëz kanë dalë rrugëve të Gjermanisë me flamuj shumëngjyrësh e karta që thonë “Zgjedhe Dashurinë”. Komuniteti LGBTQ+ përmes tubimeve dëshiron të tregojë pakënaqësinë për situatën politike që mund të ngjajë pas zgjedhjeve të së dielës.

Organizatorët kanë thënë se shumë nga komuniteti “janë të pakënaqur nga situata sociale dhe politike”.

“Toni kundër nesh po bëhet më i ashpër dhe demokracia është nën presion”, thuhet në faqen ku është bërë thirrja për tubim, raportoi Guardian. 

Për vite, aktivistët kanë dalë kundër partisë së djathtë ekstreme “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) dhe ideve të saj.

Megjithatë, rezultatet nga zgjedhjet mund të dalin keq për komunitetin LGBTQ+ pasi sondazhet sugjerojnë një mbështetje më të madhe për AfD-në.

AfD-ja mbështetet në idenë e familjes si “babai, nëna dhe fëmijët”, duke përjashtuar çdo formë tjetër që mund të quhet familje – si martesat mes të njëjtës gjini. Ajo bën thirrje që të miturit të mbrohen nga ajo që e quan “kulturë trans dhe ideologji gjinore”.