Kompania ajrore Delta Airlines po ofron nga 30 mijë dollarë për çdo pasagjer që ishte në aeroplanin që u përplas gjatë aterrimit në aeroportin e Torontos të hënën, raporton “BBC”. Gjithë personat në aeroplan mbijetuan. Aeroplani u rrotullua pasi u ul. Edhe vetë pasagjerët u shprehën të befasuar që shumica shpëtuan pa lëndime.
Mbetet ende e paqartë se çfarë shkaktoi incidentin, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Në aeroplan ishin 76 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit. Aeroplani ishte nisur nga Minneapolis, SHBA.
Zëdhënësi i Deltas ka thënë se paratë e ofruara nuk ndikojnë në të drejtat e klientëve.
Ekuipazhi i aeroplanit dhe ekipet emergjente u vlerësuan lartë për reagimin e shpejt për t'i nxjerrë pasagjerët.
21 pasagjerë morën lëndime dhe u dërguan në spital, ndërsa deri të mërkurën, me përjashtim të njërit të gjithë tjerët u liruan.