Një komandant i lartë në Siri ka paralajmëruar se ka nisur një ringjallje e ISIS-it pas rënies të presidentit, Bashar al-Assad.
Përparimi i shpejtë i rebelëve në Damask ka qenë në fokus, por kjo ka krijuar edhe vakum pushteti në Siri.
Komandanti i Forcave Demokratike Siriane, Abdi Mazloum, ka theksuar se ISIS-i po përpiqet që ta shfrytëzojë këtë situatë.
“ISIS-i tani është më i fortë. Më parë, ata ishin në zonë të largëta dhe fshiheshin, por tani kanë më shumë liri të lëvizjes pasi nuk përballen me probleme me grupet e tjera dhe nuk janë të përfshirë në konflikt me ta”, ka thënë ai për “SkyNews”.
Mazloum ka shtuar se është ngritur edhe aktiviteti i grupit ekstremist.
“Në zonat nën kontrollin tonë, aktivitetet e tyre po ashtu janë rritur. Vetëm disa ditë më parë, tre anëtarë të Forcave të Sigurisë u vranë në një operacion të ISIS-it”, ka thënë ai.
Që nga fillimi i luftës, Siria ka qenë e ndarë në dy zona të ndryshme kontrolli. Fuqitë rajonale dhe perëndimore po ashtu kanë pasur ndikim në pjesë të caktuar – turqit, rusët, iranianët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.