Botë

Kolegët e punës e lanë prapa në mal, një ditë më vonë shpëtohet alpinisti

Kolegët e punës e lanë prapa në mal, një ditë më vonë shpëtohet alpinisti

Një alpinist është shpëtuar nga një mal në Kolorado pasi ishte lënë pas një ditë më parë nga kolegët e tij të punës.

Burri humbi dhe mbeti pa sinjal në telefon pasi u la nga kolegët të cilët ecën përpara pa të.

Ai ka përjetuar stuhi shiu dhe është lënduar para se të gjendej nga një përpjekje e madhe kërkimi për të. Ai është dërguar në spital.

Zyrtarët kanë thënë se ky incident “mund të shkaktojë disa takime të sikletshme në zyrë në ditët dhe javët e ardhshme”.

Ngjarja ndodhi të premten kur 15 persona nga një kompani morën udhëtimin.