Shtrirja në mes Kolumbisë dhe Perusë, që janë prodhuesit më të mëdhenj të kokainës, ka bërë që Ekuadori ta gjejë veten në tregtinë e narkotikëve dhe dhunës që vjen me të. Sistemi i lirë i transportit dhe eksportit është përdorur nga kartelet për të lëvizur dhe dërguar produktet e tyre jashtë vendit – pakot e kokainës janë gjetur të fshehura në kuti të bananeve dhe të të tjera produkteve që shkojnë në SHBA, Evropë dhe në pjesë të tjera të botës
Kolona lëviz shpejt – gjashtë automjete, të pa regjistruara, duke shpejtuar nëpër trafik. Automjetet kalojnë nëpër korsitë e autobusëve dhe nuk përfillin rregullat e komunikacionit, por shoferët e tjerë nuk reagojnë thuajse fare kur kalojnë ata, të mpirë – siç shihet – ndaj këtij kaosi.
Pasagjerët e kolonës të veshur me kostume, me jelekë antiplumb mbi rrobat e tyre, dhe maska skish në kokë. Nëse nuk do të shkruhej POLICIA në jelekët antiplumb, çdokush do të mendonte se janë pjesë e banditëve të maskuar, e jo oficerët e sundimit të ligjit.
Automjetet e zhurmshme hynë në një lagje në Pascuales, një fortesë e bandave në Guayaquil, qyteti më i madh i Ekuadorit, të ndjekur nga ekipi i CNN-it.
Familjet duke përgatitur ushqim jashtë, fëmijët hidhen në pishina të vendosura në rrugët e ngushta të mbingarkuara derisa popullsia me shumicë katolike feston përfundimin e karnavaleve dhe përgatitet për fillimin e Kreshmës.
Oficerët dalin shpejtë nga automjetet dhe hyjnë në disa shtëpi njëherësh. Policia tregon se kanë katër caqe. Të dyshuarit janë të lidhur me tregtimin e narkotikëve që është duke e bërë qytetin shumë të rrezikshëm.
Kur bastisja përfundon, vetëm një person arrestohet. Të afërmit e tij shpejt afrohen dhe i marrin bizhuteritë e tij derisa oficerët e vendosin mbrapa njërit prej automjeteve. Nëna e tij, e cila arrin mjaftueshëm në kohë të shohë atë duke e marrë, bërtet në mes lotëve “zoti të bekoftë”.
Zyrtarët e policisë thonë se operacioni ishte i suksesshëm dhe se bashkë me të dyshuarin ata kanë konfiskuar edhe rreth 150 gramë kokainë dhe dy eksplozivë të vegjël.
“Ne do të mund të përdorim ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne kemi nevojë për burime: automjete, pajisje mbrojtëse, personel”, ka deklaruar njëri nga oficerët, identiteti i të cilit mbahet i fshehur për të ruajtur veten dhe familjen.
Sigurisht, problemi është më i madh se një qese me kokainë që peshon sa një pjeshkë, apo top bejsbolli.
Shtrirja në mes Kolumbisë dhe Perusë, që janë prodhuesit më të mëdhenj të kokainës, ka bërë që Ekuadori ta gjejë veten në tregtinë e narkotikëve dhe dhunës që vije me të. Sistemi i lirë i transportit dhe eksportit është përdorur nga kartelet për të lëvizur dhe dërguar produktet e tyre jashtë vendit – pakot e kokainës janë gjetur të fshehura në kuti të bananeve dhe të të tjera produkteve që shkojnë në SHBA, Evropë dhe në pjesë tjera të botës.
Qenët e policisë alarmuan oficerët për më shumë se gjashtë tonë kokainë të fshehur nën banane në një port jashtë Guayaquil korrikun e kaluar, kanë raportuar zyrtarët. Në nëntor, policia spanjolle ka deklaruar se ata kanë bërë kapjen më të madhe të drogës ndonjëherë – kur kanë gjetur 13 tonë kokainë nën banane të ardhura nga Guayaquil.
Po ashtu, si kontrollet në porte dhe bastisjet e synuara, policia tregon forcën – ndalon makinat dhe kërkon narkotikë dhe armë.
Nën qiellin gri me stuhi, ata u kërkojnë shoferëve të dalin nga makina, derisa kryejnë kontrollet në bagazh madje edhe në thellësi të motorit, duke u siguruar se nuk ka paketime ilegale që i kanë fshehur, për të evituar zbulimin.
“Jemi vendosur në zonat më të rrezikshme të qytetit për t’i kryer këto operacione kundër krimit”, ka deklaruar kapiteni i policisë, Orlando Posligua, i cili po qëndronte afër një terminali të autobusëve në Guayaquil.
Suksesi i kufizuar
Por suksesi është i kufizuar. Lagjja ku u krye bastisja e shpejtë, qyteti i saj dhe ndoshta edhe i gjithë vendi po adaptohet me krimin, kanë deklaruar banorët.
Oficerët nga pika e bastisjes tregojnë drejt një shtëpie, nga ku ata thonë se, dy muaj më herët, një çift kishte rezistuar me armë. Ka vrima të plumbave në derën e hyrjes, afër mbishkrimit “Somos Católicos” (Jemi katolik) dhe Virgjëresha Mari. Nga jashtë, akoma mund të shohim pishinën e tharë të gjakut të papastruar në dysheme. Të pyetur pse çifti ishte cak, oficerët i thanë CNN-it se ata nuk kishin paguar “vacunan” e tyre – një taksë mbrojtjeje që banda kërkon nga familjet dhe bizneset.
Përzierja e bandave, narkotikëve dhe sigurisë publike janë duke rritur emigrimin nga Ekuadori dhe e gjithë kjo jep mundësi për presidentin e vendit, Daniel Noboa, për të kërkuar ndihmë nga SHBA-ja dhe presidenti Donald Trump.
Noboa – i cili është në garë të ngushtë për rizgjedhje muajin e ardhshëm – dëshiron ndihmë të huaj ushtarake dhe shumë besojnë se kjo do të thotë trupa të SHBA-së.
Vendet veçse kanë një shkallë të bashkëpunimit ushtarak. Departamenti i Shtetit ka shpenzuar 81 milionë dollarë për të ndihmuar Ekuadorin të pengojë narkotikët dhe kartelet që nga viti 2018. Dhe është një Status i Marrëveshjes së Forcave në efekt, që i lejon ushtrisë së SHBA-së dhe personelit civil të dërgohen në Ekuador por të mbesin nën kontroll të SHBA-së nëse ka nevojë.
Propozimi i Noboas duhet të shkojë përmes kongresit ekuadorian, por veçse ka mbështetje në Guayaqil, qyteti me më së shumti banorë në vend, si dhe një nga më të rrezikshmit.
“Mendoj se (ndihma e huaj) është e nevojshme, policia lokale me të vërtetë nuk ka ndihmuar, kemi nevojë për më shumë kontroll”, ka shtuar banorja lokale Kathy Flor.
Jaqueline Villacres, e cila shet bonbone, ushqime dhe cigare nga një kioskë e vogël afër stacionit të autobusëve pajtohet se “do të ishte shumë mirë të marrim ndihmë të huaj për ekuadorianët”.
Oficeri me identitet të fshehur ka treguar se SHBA-ja ka pasur disa trupa në një bazë në Manta, në perëndim të Ekuadorit, para se vendosja e bazave të huaja ushtarake të ndalohej me Kushtetutë. “Dua që të kemi përsëri trupa të SHBA-së në atë bazë që më herët ata e kishin”, ka deklaruar ai.

Kërkimi i ndihmës nga Trumpi
Por Stalin Escobar thotë se Ekuadori do të duhej të paguante një kosto për këtë. “Nuk mendoj se do të vinin pa pagesë... qeveria duhet t’i investoj ato para për të pajisur policinë dhe ushtrinë tonë në vend se t’i paguaj të huajt”, ka deklaruar ai.
Kërkimi i ndihmës nga Trumpi do të ishte gjëja natyrale që Noboa do të bënte.
Ai veçse ka lidhje me presidentin e SHBA-së, pasi ka marrë ftesë për veten dhe gruan e tij, Lavinia Valbonesi, që të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të dytë të Trumpit në Capitol Rotunda.
37-vjeçari i ka pasqyruar disa veprime dhe fjalë të Trumpit.
Në ditën e inaugurimit të Trumpit, presidenti i ekuadorian ka shkruar në rrjetin e tij social “X” se ai e mbështet qëllimin e SHBA-së për t’i kategorizuar kartelet e drogës si organizata të huaja terroriste, diçka që ai veçse e kishte bërë.
Dhe Noboa – djali i një biznesmeni të suksesshëm, vetëm se në këtë rast ai është tregtar bananesh e jo i pronave të paluajtshme, ka rritur tarifat në importet nga Meksika me 3 shkurt, atëherë kur Trumpi po bënte të njëjtën gjë para se negociatat e minutave të fundit vonuan ato për një muaj.
Noboa nuk do të donte të dëmtonte biznesin me SHBA-në, që është partneri më i madh tregtar i Ekuadorit si dhe investitori më i madh nga jashtë. Rreth një nga pesë bananet e importuara nga SHBA-ja vinë nga Ekuadori, që po ashtu e furnizon SHBA-në me karkaleca, tuna, kakao dhe lule të prera.
Ai po ashtu mund të luajë edhe planet e Trumpit për të larguar imigrantët ilegalë në SHBA. Të dhënat tregojnë se Ekuadori është duke pranuar më shumë fluturime të depërtimeve që kur Trumpi është bërë president, por ka akoma ekuadorianë që po shkojnë drejt veriut që kur siguria në vend është bërë më keq.
Derisa numri i njerëzve nga Meksika dhe vendet e Amerikës Qendrore të El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasi që kapeshin nga Dogana dhe Mbrojtja e Kufirit ka rënë në vitin 2023 dhe 2024, kishte një rritje nga Ekuadori.
Në vitin 2022, CBP ka gjetur rreth 25,000 ekuadorianë pa dokumente, por në vitin 2024 ajo shifër u rrit në rreth 124,000, sipas të dhënave të qeverisë.
Gjithsesi, ndjekja e Trumpit nga Noboa mund të ndikojë pak në rezultat. Ai përballet me zgjedhjet e balotazhit në prill kur elektorati do të zgjedhë në mes tij dhe rivales së majtë Luisa González. Edhe ajo ka premtuar të punojë për problemet e sigurisë me krimin dhe drogën, por thotë se derisa Noboa prezanton frikë, ajo qëndron për shpresë.