Ministrat e Mbrojtjes nga vendet e të ashtuquajturit “koalicioni i të vullnetshmëve” kanë mbërritur në selinë e NATO-s në Bruksel, transmeton The Guardian.
Samiti i thirrur nga sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey dhe ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, synon t’i avancojë planet për mbështetjen e Ukrainës në rast të një marrëveshjeje të paqes.
Ministrat e 30 vendeve do t’i bashkohen takimit për diskutime të mëtejshme operacionale, me qëllim krijimin e një force paqeruajtëse për Ukrainën, si akt i cili parasheh të parandalojë çdo agresion të ardhshëm të Rusisë.
Takimi vjen në kohën kur një delegacion i përbërë prej zyrtarëve ushtarakë të Francës dhe Britanisë së Madhe udhëtuan në Kiev javën e kaluar për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe udhëheqësit e tjerë ushtarakë të vendit.
Në takim, përsëri nuk pritet të marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.