Të paktën 70 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti të enjten me kohën lokale, raporton BBC.
16 persona u plagosën rëndë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ndërsa anëtarët e bandës “Gran Grif” ia mësynë qytetit Pont-Sonde në rajonin qendror Artibonite rreth 71 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë grupe njerëzish që ikin nga dhuna me motoçikleta dhe në këmbë. Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “masakër”.
Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB-ja, i udhëhequr me oficerë nga Kenia, filloi në qershor në përpjekje për të rikthyer kontrollin.
Anëtarët e bandës thuhet se “u vunë flakën të paktën 45 shtëpive dhe 34 automjeteve”, sipas OKB-së.
“Gran Grif” është një nga bandat më të dhunshme të Haitit. Në janar të vitit 2023 anëtarët e saj u akuzuan për sulmin në një stacion policie pranë Pont-Sonde dhe vrasjen e gjashtë oficerëve. Banda gjithashtu fajësohet për mbylljen e detyruar të një spitali që u shërben më shumë se 700 mijë njerëzve.
Banda ka rreth 100 anëtarë dhe është akuzuar për krime duke përfshirë vrasje, përdhunim, grabitje dhe rrëmbime, sipas një raporti të OKB-së të cituar nga AP. Si themeluesi dhe udhëheqësi aktual i saj janë subjekt i sanksioneve të SHBA-së.
Agresiviteti i bandave vjen një muaj pasi autoritetet haitiane shpallën gjendje të jashtëzakonshme në tërë vendin.
MASACRE EN HAITÍ
La banda armada #GranGrif atacó la comuna de #SaintMarc donde asesinaron más de 60 personas y otras 50 resultaron heridas.
La #ONU "horrorizada" condenó la #masacre de #PontSondé,
departamento de #Artibonite.#Haití pic.twitter.com/CnnFsvZlMu