Kina të enjten ka mohuar pretendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se dy palët janë përfshirë në negociata aktive për tarifat.
Trumpi të martën ka thënë se shkalla e tarifave mbi eksportet e Kinës do të ulet nga ajo prej 145 për qind sa është tash, raportoi AP.
“Pozicioni i Kinës është i qëndrueshëm dhe ne jemi të hapit për konsultime dhe dialog, por çfarëdo formë konsultimesh dhe negociatash duhet të kryhen mbi baza të respektit të përbashkët dhe në mënyrë të barabartë. Çdo pretendim për progres në negociatat tregtare Kinë-SHBA janë të pabaza”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, He Yadong.
Trumpi ka theksuar se “gjithçka është aktive” kur u pyet për angazhimin me Kinën.
Trumpi ka vënë tarifë 145% ndaj Kinës, e Kina 125% SHBA-së. Trumpi u ka vendosur të gjitha shteteve tarifë 10% për 90 ditë.