Kina ka paralajmëruar SHBA-në se është e gatshme për “çdo lloj lufte” me SHBA-në.
Deklarata vjen si kundërpërgjigje ndaj tarifave tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, të cilat kanë hyrë në fuqi të martën ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.
Dy ekonomitë kryesore të botës i janë afruar një lufte tregtare pasi Trumpi vka vendosur më shumë tarifa për të gjitha mallrat kineze. Kina është hakmarrë shpejt duke vendosur tarifa midis 10-15% për produktet bujqësore amerikane, raporton BBC.
"Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare apo çdo lloj lufte tjetër, ne jemi gati të luftojmë deri në fund", thuhet në një postim në X nga ambasada kineze në Uashington.
Është një nga retorikat më të forta deri më tani nga Kina që kur Trumpi është bërë president dhe vjen teksa liderët më të lartë të qarkut u mblodhën në Pekin për hapjen e Kongresit Kombëtar Popullor vjetor.
Të mërkurën, kryeministri i Kinës, Li Qiang ka njoftuar se Kina do të rrisë përsëri shpenzimet e saj të mbrojtjes me 7.2% këtë vit.
Udhëheqësit në Pekin po përpiqen t'u dërgojnë një mesazh njerëzve në Kinë se ata kanë besim se ekonomia e vendit mund të rritet, edhe me kërcënimin e një lufte tregtare.
Kina ka qenë e prirur të portretizojë një imazh të të qenit një vend i qëndrueshëm dhe paqësor në kontrast me SHBA-në, të cilën Pekini e akuzon se është përfshirë në luftëra në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.