Kina ka njoftuar se anija e saj kozmike pa ekuipazh është ulur në anën e largët të Hënës – një vend i paeksploruar ku asnjëri nuk përpiqet të shkojë, raporton “BBC”.
Kina ka thënë se “Chang’e 6” është ulur në Polin Jugor – Aitken në orën 6:23 të dielën me kohë të Pekinit, ka njoftuar Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA).
I nisur më 3 maj, misioni synon të mbledhë gurë të çmuar dhe tokë nga ajo pjesë e Hënës, për herë të parë në histori.
Sonda mund të nxjerrë disa nga gurët më të vjetër të Hënës nga krateri i madh në Polin Jugor.
Ulja ishte plotë sfidë, sepse komunikimi me anijet kozmike është shumë i vështirë pasi të arrijnë në anën e largët të hënës. Kina është vendi i vetëm që ka arritur të ulë anije kozmike në anën e largët të hënës. Anija e saj Chang’e – 4 u ul në vitin 2019.