Kina të enjten ka njoftuar për sanksione kundër dy kompanive amerikane për shkak të, siç ka thënë, mbështetjes për shiten e armëve Tajvanit.
Kompanive “General Atomics Aeronautical Systems” dhe “General Dynamics Land Systems” u janë ngrirë asetet në Kinë. Masat po ashtu ndalojnë menaxhmentin e këtyre kompanive të futen në Kinë, raportoi AP.
Nuk dihet saktësisht se çfarë asete kanë kompanitë në Kinë, e cila varet nga teknologjia e huaj e hapësirës ajrore edhe pse përpiqet që ta krijojë prezencën e vet në këtë fushë.
Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Ndërsa SHBA-ja e ruan atë që e quan një "marrëdhënie të fortë, jozyrtare" me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin. Mirëpo, për SHBA-në, Tajvani është nga aleatët kryesorë në Azi.