Kina ka vendosur sanksione ndaj disa anëtarëve dhe disa zyrtarëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe disa liderëve të organizatave joqeveritare për siç thuhet “sjellje skandaloze në çështjet e lidhura me Hong Kongun”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kinës.
Sanksionet janë vendosur si përgjigje pasi SHBA-ja muajin e kaluar ka sanksionuar gjashtë zyrtarë kinezë dhe të Hong Kongut, vendim që Ministria e Jashtme e Kinës e ka “dënuar fuqishëm”, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Çdo veprim i gabuar nga ana e SHBA-së në çështjet që lidhen me Hong Kongun do të përballem me kundërveprime të forta dhe reciproke nga ana kineze”, ka deklaruar zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun.