Kina të hënën e ka akuzuar Washingtonin për tarifa abuzuese dhe i ka paralajmëruar vendet që arrijnë marrëveshje ekonomike me Shtete e Bashkuara të Amerikës në dëm të Kinës, duke ashpërsuar retorikën e saj në luftën tregtare në mes dy ekonomive më të mëdha në botë, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ministria kineze të Tregtisë ka njoftuar se Pekini do ta kundërshtojë me vendosmëri çdo palë që arrin marrëveshje në dëm të Kinës dhe “do të marrë kundërmasa në një mënyrë të vendosur dhe reciproke”.
Ministria kineze i është përgjigjur një raporti të gazetës Bloomberg, që ka cituar burime të afërta me çështjen, që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke u përgatitur t’u bëjë presion vendeve që duan t’i largojnë tarifat e SHBA-së apo që kërkojnë nga ajo të bëjë përjashtime, në këmbim të uljes së tregtisë me Kinën, duke përfshirë edhe sanksione monetare.
SHBA-ja më 10 prill i ka pezulluar për 90 ditë tarifat reciproke që i kishte vendosur ndaj shumë vendeve më 2 prill, dhe ka filluar luftë tregtare ndaj Kinës duke i rritur tarifat ndaj saj në145% pasi ajo i ishte kundërpërgjigjur me tarifa të tjera.
“Shtetet e Bashkuara kanë abuzuar tarifat ndaj të gjithë partnerëve tregtarë nën thirrjen e të ashtuquajturës ‘ekuivalencë’, derisa i kanë detyruar të gjitha palët të fillojnë të ashtuquajturat negociatat për ‘tarifat reciproke” me ta”, ka deklaruar një zyrtar i Ministrisë.
“Kina është e vendosur dhe e aftë të ruaj interesat dhe të drejtat e saj, dhe është e gatshme të forcoj solidaritetin me të gjitha palët”, ka shtuar zyrtari.