Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës i ka mohuar akuzat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se vendi aziatik ka qenë duke furnizuar Rusinë me armatim, transmeton “The Guardian”.
Reagimi i ditës së premte u bërë një ditë pasi lideri ukrainas ka pretenduar se Kina ishte duke furnizuar Rusinë me armë, përfshirë barut dhe artileri, e ndër të tjera përfaqësuesit kinezë pretendohet se janë përfshirë edhe në prodhimin e armëve brenda territorit rus.
Si kundërpërgjigje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Lin Jian, ka thënë se Kina as nuk ka prodhuar e as furnizuar me armatim ndonjë palë ndërluftuese në krizën e Ukrainës.
“Pozicioni i Kinës në çështjen e Ukrainës ka qenë gjithmonë i qartë. Kina ka qenë e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të promovuar armëpushimin dhe përfundimin e konfliktit, po ashtu ka bërë thirrje për bisedime të paqes”, ka thënë Jian.
Zelensky i bëri akuzat gjatë një konference për shtyp të enjten në Kiev, tek ka thënë se autoritetet ukrainase kanë informata për ndihmën e pretenduar të Kinës, dhe se do të ishin detaje do të publikohen javën e ardhshme.
“Ne tashmë kemi fakte për këtë bashkëpunim mes Kinës dhe Rusisë për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse”, ka thënë Zelensky.
Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke ua ndaluar operimin në territorin e saj krahas vendimit për ngrirjen e aseteve.