Botë

Kina konfirmon takimin mes grupeve rivale palestineze, Hamas dhe Fatah, në Pekin

Lian Jian

Foto: Associated Press

Kina ka konfirmuar të martën takimin mes grupeve rivale palestineze, Hamas dhe Fatah, në Pekin, raporton “AP”.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lian Jian, përfaqësuesit e Hamasit dhe Fatahut kanë diskutuar për promovimin e pajtimit mes palëve. 

Grupi militant Hamas, mori kontrollin e Rripit të Gazës në vitin 2007 nga rivalët e saj Fatah, grup i cili ka kontroll të pjesshëm administrativ në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do ta vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga 5 deri më 10 maj.

Lin u ka thënë gjithashtu gazetarëve se gjatë vizitës së tij të ardhshme në Paris, presidenti Xi Jinping do të zhvillojë bisedime trepalëshe me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisioni Evropian, Ursula Von der Leyen.

“Kina dëshiron të punojë me Francën dhe BE-në dhe ta shfrytëzojë këtë takim si një mundësi për të përmirësuar më tej natyrën strategjike, të qëndrueshme, konstruktive dhe reciprokisht të dobishme të marrëdhënieve Kinë-BE”, ka deklaruar Lin.