Botë

Kina e ndryshon komplet xhaminë e fundit të madhe, e kthen në stil kinez

xhamia kineze

Xhamia e fundit e madhe në Kinë që ruante tiparet e stilit islam ka humbur kupolat dhe minaret e saj janë modifikuar drastikisht, duke shënuar atë që ekspertët thonë se është përfundimi i një fushate qeveritare për të shkatërruar vendet e lutjeve të myslimanëve atje. 

Xhamia e Madhe Shadian deri vitin e kaluar kishte një kupolë të madhe të gjelbër me katër të tjera më të vogla dhe minaret. 

Fotografitë dhe imazhet nga sateliti nga ky vit tregojnë se kupola është hequr dhe është zëvendësuar me një çati të stilit kinez, dhe minaret janë shkurtuar dhe shndërruar po ashtu në shtylla të tipit kinez. Vetëm shenja e gjysmëhënës dhe një yll që shihej nga jashtë kanë mbetur në hije. 

Më 2018, qeveria kineze publikoi planin 5-vjeçar që kishte të bënte me ristrukturimin e objekteve fetare islame. Një analizë e Financial Times gjeti se ¾ e mbi 2,300 xhamive në Kinë ishin modifikuar ose shkatërruar që nga ky vit. 

Xhamia Shadian u ndërtua gjatë dinastisë Ming dhe ishte shkatërruar gjatë një revolucioni kulturor të njohur si incidenti Shadian kur Ushtria Çlirimtare Popullore shtypi një kryengritje të myslimanëve në zonë. Mbi 1,000 njerëz llogariten se janë vrarë. 

Xhamia më vonë u rindërtua dhe u zgjerua me mbështetjen e qeverisë. Ajo ka hapësirë për 10,000 besimtarë. 

Në vitin 2014, qeveria kineze nisi një fushatë të ashpër kundër ujgurëve që kryesisht jetojnë në rajonin Xinjiang. Politikat përfshinin masa shtypëse dhe ndëshkime të rënda për besimtarët myslimanë. Fushata çoi në burgosjen e rreth 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve të tjera.