Lideri verikorean Kim Jong Un ka thënë se Koreja e Veriut e përkrah plotësisht “operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë” gjatë takimit që ka pasur në Pyongang me presidentin rus Vladimir Putin, raporton agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.
Kim po ashtu ka thënë se Koreja e Veriut synon ta forcojë “bashkëpunimin strategjik me Rusinë”.
Ai ka thënë se të dy shtetet po futen “në një fazë të re të prosperitetit”.
E presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se “bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është krijuar mbi parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”.
“Për shumë dekada, miqësia e fortë dhe fqinjësia e mirë e ngushtë e kanë lidhur Rusinë dhe Korenë e Veriut”, ka thënë Putin.
Ai ka njoftuar për “një dokument të ri themelor” për lidhjet Rusi – Kore e Veriut.
“Vitin e kaluar, si rezultat i vizitës suaj në Rusi, ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve tona ndërshtetërore sot. Sot është përgatitur një dokument i ri themelor, që do të përbëjë bazën e marrëdhënieve tona afatgjate”, tha Putin, që e ka ftuar Kim Jong Unin për vizitë në Moskë.
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” ka njoftuar se Putin dhe Kim sy më sy për të biseduar “për çështje më të rëndësishme dhe të ndjeshme”.
Për Putinin është vizita e parë në Kore të Veriut pas 24 vjetëve.