Botë

Khamenei takohet me liderët e Hamasit në Teheran

Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është takuar me liderin në detyrë të Hamasit, Khalil al-Hayya, dhe dy zyrtarë të tjerë të grupit në Teheran të shtunën, ka raportuar media shtetërore e Iranit.

Lajmi nuk dha detaje rreth takimit dhe vetëm ka publikuar foto të Khameneit në takim me al-Hayyan, Mohammed Darwish, kreu i këshillit udhëheqës të Hamasit, dhe zyrtarin e lartë të Hamasit Nizar Awadallah, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Hamasi është grup militant në Rripin e Gazës, i mbështetur nga Irani, që mbështet edhe Hezbollahun në Liban dhe Houthit në Jemen. 

Në luftën e fundit në mes të Hamasit dhe Izraelit, që filloi pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit me 7 tetor të 2023-tës, janë vrarë rreth 47 mijë palestinezë.