Botë

Khamenei i thotë Perëndimit të “zhduket”

Ali Khamenei

Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është takuar me një grup të elitave në Teheran të mërkurën.

Ai ka fajësuar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe disa vende të Evropës” për tensionet rajonale dhe luftërat, vende që “në mënyrë false pretendojnë se sjellin paqen dhe qetësinë në rajon”.

Khamenei ka thënë se ata duhet të “zhduken” nga rajoni, në mënyrë që vendet e Lindjes së Mesme të mund të jetojnë në paqe.

Ai ka thënë se është duke mbajtur zi për vdekjen e liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, por nuk e ka shtyrë takimin me elitën.

Urdhri për t’i lëshuar raketat drejt Izraelit të martën është bërë nga lideri suprem i vendit – i cili ndodhet në një lokacion të sigurt, ka thënë një zyrtarë i lartë iranian për agjencinë e lajmeve BBC.