Botë

Këshilltari i Trumpit ngre pikëpyetje nëse Shërbimi Sekret ishte i përgatitur

Shërbimi sekret në tubimin e Trumpit

Shërbimi sekret në tubimin e Trumpit

Foto: Associated Press

Një këshilltar i lartë i fushatës së Donald Trumpit ka thënë se ka pyetje se sa i përgatitur ishte Shërbimi Sekret, në kohën kur ish-presidenti u sulmua me armë zjarri, gjatë tubimit të tij në Pensilvani.

Duke folur për programin e BBC world Service "Weekend", Stephen Moore thotë se është një ditë e frikshme.

“Kam marrë një mesazh nga një prej bashkëpunëtorëve të mi që thoshte se Trumpi ishte qëlluar dhe kisha frikë të bëja pyetjen ‘a do të jetë mirë?’”, është shprehur Moore.

“Nga video u duk se ai ishte prekur pak nga ky plumb, por ajo që është kaq e frikshme për të gjithë ne është se nëse ai plumb do të kishte qenë një centimetër më tej drejt kokës së tij, do të kishte qenë një atentat”, ka shtuar ai.

Moore ka thënë se Trumpi ka nevojë për më shumë mbrojtje derisa ka shtuar se do të ketë hetime nëse Shërbimi Sekret ishte plotësisht i përgatitur.

Trumpi është trajtuar në spital të shtunën, derisa të dielën është liruar dhe është kthyer në New Jersey.

LEXO EDHE: