Botë

Këshilltari i Sunakut vendosi bast për datën e zgjedhjeve tre ditë para se të shpalleshin

Rishi Sunak

Një nga këshilltarët kryesorë të kryeministrit aktual të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, vuri bast për datën e zgjedhjeve dhe nxiti hetime nga autoritetet.

Craig Williams, anëtar kyç i ekipit të Sunakut dhe Partisë Konservatore, vuri bast 100 funte se zgjedhjet do të thirreshin në korrik, vetëm tre ditë përpara se t’i shpallte shefi i tij.

Williams do t’i kishe fituar 500 funte kur Sunaku shpalli zgjedhjet, por kompania e ndaloi bastin duke e vlerësuar si “problematik”.

Hetimet kanë nisur në Britani, ndërsa ky skandal erdhi në momentin më të keq të mundshëm për konservatorët, të cilët sipas të gjitha sondazheve mund të përballen me disfatë të madhe gjatë zgjedhjeve.

Sondazhet e fundit tregojnë se Partia Laburiste ka 44 për qind, ndërsa Partia Konservatore ka vetëm 21 për qind mbështetje. Menjëherë pas tyre është partia Reforma me 15 për qind dhe Partia Liberal Demokratike me 10 për qind të mbështetjes.