Një aeroplan me 285 pasagjerë ishte nisur nga Neë Yorku në drejtim të Delhit në Indi të shtunën mbrëma, por u devijua për në ‘Fiumicino” të Romës pasi u tha se pati kërcënim me mjet shpërthyes.
Mediumi italian “Rai” ka shkruar se aeroplani Boeing 787-9 “Dreamliner” gjendej mbi Detin Kaspik kur u detyrua të ndërronte anë për t’u drejtuar kah Roma.
Ai aterroi të dielën në orën 17:22, derisa pranë tij ishin edhe dy avionë luftarakë.
Linja amerikane ajrore besonte se aeroporti italian kishte një ekip të duhur që mund të menaxhonte situata emergjente dhe t’iu dilte në ndihmë pasagjerëve.
Problemi u tha se ishte vlerësuar me kujdes, me ç’rast s’u kërkua ulje emergjente.