Katër nga pesë përfaqësuesit e Connecticutit në Dhomën e Përfaqësuesve janë shënjestruar nga kërcënimet me bombë në festën e Falënderimeve në SHBA, raporton “BBC”.
Jahana Hayes, Jim Himes, John Larson dhe Joe Courtney – gjithë demokratë – kanë thënë se janë njoftuar nga policia se ishte pranuar një kërcënim ndaj tyre. Në secilin rast, nuk është gjetur asnjë provë e një bombe.
Përfaqësuesja e pestë e Connecticutit në Dhomën e Përfaqësuesve, Rosa DeLauro, nuk tha nëse ka marrë një kërcënim.
Lajmi vjen pasi kërcënime të ngjashme false ishin bërë kundër disa prej kandidatëve për kabinetin e Donald Trumpit dhe zgjedhjet e tij për ekipin e Shtëpisë së Bardhë.