Botë

Katër të vrarë e disa të plagosur nga një sulm që dyshohet të jetë terrorist në Izrael

Jaffa

Katër persona janë vrarë dhe së paku shtatë janë plagosur në një sulm të martën në mbrëmje në qytetin izraelit Jaffa. “The Jerusalem Post” pretendon se sulmi ishte terrorist.

Sipas informacioneve fillestare, të paktën dy sulmues të armatosur kanë marrë pjesë në sulm dhe kanë nisur të qëllojnë në bulevardin Jerusalem në Jaffa.

Policia njoftoi se dy sulmuesit, video dhe fotot e të cilëve u publikuan, janë neutralizuar.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite konfirmoi se Irani lëshoi ​​raketa ndaj tyre ndërsa të gjithë civilët ishin në strehimore.