Botë

Katër të vdekur nga tornadot në jug të SHBA-së

Tornado

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga tornadoja që përfshiu jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka raportuar BBC-ja.

Në Teksas, Karolinë të Veriut, Luiziana, Georgia dhe Arkansas janë regjistruar rreth 40 tornado të dielën. Tornadot kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe kanë lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike.

Rreth 80 persona vdesin nga tornadot çdo vit në Shtetet e Bashkuara, sidomos statistikave të Shërbimit Kombëtar të Motit. Mbi 800 tornado regjistrohen çdo vit.

Ndonëse s'ka paralajmërime për kohën kur do të ndodhin tornadot, zyrtarët e motit zakonisht mund të lëshojnë paralajmërime për shkallën e tornados.