Botë

Katër të vdekur nga sulmet ruse në Kherson

Lufta ne Ukraine

Katër persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në rajonin Kherson të Ukrainës si rezultat i sulmeve ruse, ka bërë të ditur policia ukrainase të hënën.

Rrethet Kherson dhe Berislavsky ishin cak i granatimeve të artilerisë, raketave, mortajave dhe mjeteve ajrore pa pilot (UAV), sipas policisë.

Dy ndërtesa të larta, 12 shtëpi, dy vetura, një zyrë postare dhe një garazh u dëmtuan nga sulmet.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ditëve të fundit në Ukrainë. Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur në qytetin Sumy të Ukrainës si pasojë e sulmeve ruse.