Katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, vdiqën të shtunën vonë kur burri hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë, thanë autoritetet.
Burri iu afrua një shtëpie fqinje ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinasse Vozelle, një fshat qendror francez me rreth 1000 banorë, rreth 60 kilometra në veri të Clermont-Ferrand, raporton AFP.
Ai qëlloi me armë drejt të ftuarve të festës, duke vrarë tre prej tyre dhe më pas veten, ka bërë të ditur prefektura lokale.
I riu që festonte ditëlindjen dhe babai i tij u vranë.
Jerome Piques, një prokuror lokal, i ka thënë AFP-së se burri, i cili nuk ishte në mesin e të ftuarve të festës, iu afrua shtëpisë fqinje përmes një shtegu që lidh të dy pronat rreth orës 21:30 përpara se të qëllonte me armën e tij.
Katër persona janë dërguar në spital pasi u plagosën nga të shtënat, por ata nuk patën lëndime kërcënuese për jetën.
Pesëmbëdhjetë të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të të shtënave, janë vënë nën vëzhgimin e psikologëve.