Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi në një minierë në veri të Spanjës, kanë njoftuar autoritetet të hënën.
Shpërthimi ka ndodhur në minierën Cerredo në Degaña, Asturias, rreth 450 km në veri-perëndim të Madridit, rreth orës 09:30 me kohën lokale, raporton BBC.
Shërbimet lokale të urgjencës kanë thënë se ishin thirrur për një "problem me një makinë" në minierë.
Të paktën tre të tjerë janë plagosur ndërkohë që po punohet për gjetjen e punëtorëve të zhdukur.
Në vendngjarje janë dërguar ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe ato të shpëtimit.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u ka ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.
“I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në X.