Banorët e katër shteteve amerikane, Nevada, Nebraska, Dakota e Jugut dhe Teksas, nuk kanë pasur qasje në numrin emergjent të Shteteve të Bashkuara, 911, të mërkurën mbrëma, pas disa problemeve në sistem.
Shumë nga shërbimet janë rikthyer pas raportimeve për ndërprerjen e linjave në qendrat e thirrjeve në këto katër shtete amerikane, raporton BBC.
Nuk është bërë ende e ditur arsyeja për problemet e së mërkurës.
Zyrtarët federalë ende nuk kanë komentuar mbi incidentin.
Programi Kombëtar 911 pati theksuar përfitimet e digjitalizimit të shërbimeve emergjente në mbarë vendin, por pati paralajmëruar se kjo sjell rrezikun e zgjeruar të sulmeve të kibernetike.
Një sulm kibernetik në vitin 2017 la dhjetëra qendra të thirrjeve emergjente jashtë sistemit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.