Botë

Kapet një rrjet spiunësh në Izrael, i dhanë Iranit informacione sekrete mbi bazat ushtarake

Arrestohet një rrjet spiunësh

Autoritetet izraelite kanë arrestuar një grup personash nën dyshimin se kanë spiunuar për shtetin e Iranit. Ata thuhet se jepnin informacione mbi baza ushtarake dhe kryenin vëzhgime të individëve, ka  raportuar të hënën TheGuardian.

Hetimet pretendojnë se rrjeti ka qenë aktiv për dy vjet, e personat e përfshirë kanë fotografuar dhe mbledhur informacione për bazat dhe objektet izraelite, duke përfshirë shtabin e mbrojtjes në Tel Aviv dhe bazat ajrore Nevatim dhe Ramat David.

Baza Nevatim u vu në shënjestër nga dy sulmet raketore të Iranit sivjet, e Ramat David është shënjestruar nga Hezbollahu.

Ky është një nga rastet më kritike të sigurisë të hetuara në vitet e fundit, thanë autoritetet hetuese izraelite.

Nën dyshimet për spiunazh, Izraeli i ka kryer 600 misione gjatë dy viteve.