Botë

Kancelari austriak thotë se zhvilloi bisedë “shumë miqësore” me Trumpin

Karl Nehammer - kancelari austriak

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë miqësore dhe largpamëse” me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. 

Nehammer në një postim në platformën X ka shkruar se të dy kanë biseduar tema të tilla si siguria energjetike. 

"Në bisedën e së hënës në mbrëmje, e kam uruar Trumpin për fitoren presidenciale dhe kemi diskutuar tema kryesore siç është siguria energjetike, bashkëpunimi ekonomik dhe i mbrojtjes”, ka shkruar ai, duke shtuar se mezi e pret thellimin e lidhjeve midis vendeve, raporton Reuters.

Nehammer e ka uruar Trumpin pak pas projektimit të fitores së kandidatit republikan nga Fox News kundër demokrates, Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë vit.