Botë

Kanadaja e gatshme për përgjigje “të fuqishme dhe të menjëhershme” nëse Trumpi vendos tarifa

Trump & Trudeau

Kanadaja do të përgjigjet menjëherë me një sërë kundërmasash të fuqishme nëse presidenti amerikan Donald Trump do të vendosë tarifa për produktet kanadeze, ka thënë kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Të enjten, Trump përsëriti kërcënimin për të vendosur tarifa mbi importet nga Kanadaja dhe Meksika që do të fillonin nga 25 për qind dhe “mund ose nuk mund të rriten me kalimin e kohës”. Presidenti amerikan ka thënë se kjo do të ndodhë n

“Nëse presidenti zgjedh të zbatojë ndonjë tarifë kundër Kanadasë, ne jemi gati me një përgjigje - një përgjigje të menjëhershme, të fuqishme, por të arsyeshme. Nuk është ajo që duam, por nëse ai vendos, ne gjithashtu duhet të veprojmë”, ka thënë Trudeau.

Tarifat, sipas Trumpit, do të vendosen si përgjigje ndaj fluksit të emigrantëve dhe prodhimit të narkotikëve në këto vende.

Kanadaja dhe Meksika varen shumë nga eksportet në SHBA. 75 për qind e eksporteve të Meksikës janë në SHBA.