Një kamion në Moskë u përfshi nga zjarri në mes të rrugës, e kur aty dolën zjarrfikësit, ai shpërtheu.
Nexta ka publikuar pamjet e momentit të shpërthimit, duke bërë të ditur se janë dëmtuar 5 vetura. Zjarrfikësit kishin nisur t'i bënin gati mjetet e ujit kur për një moment shpërtheu.
Nuk është bërë e ditur nëse kjo lidhet me luftën në Ukrainë.