Botë

Kamala Harris zgjedh kandidatin e saj për zëvendëspresident

Kamala Harris

Kandidatja demokratike për presidente, Kamala Harris, ka zgjedhur guvernatorin e Minesotës, Tim Walz për t’u bërë zëvendëspresident, raporton Reuters.

Walz, një veteran 60-vjeçar në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së SHBA-së dhe ish-mësues, është zgjedhur në një distrikt të anuar ka republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në vitin 2006 dhe ka shërbyer për 12 vjet para se të zgjidhej guvernator i Minesotës në vitin 2018.

Si guvernator, Walzi ka shtyrë agjendë progresive që përfshin racione falas në shkolla, synime për ndalim të ndryshimit klimatik, ulje të taksave për klasën e mesme dhe pagesë të zgjeruar për punëtorët e Minesotës.

Walzi për një kohë të gjatë ka mbrojtur prej kohësh të drejtat e grave për abort, por gjithashtu ka shfaqur prirje konservatore ndërsa përfaqësonte një distrikt rural në Dhomën e SHBA-së, duke mbrojtur interesat bujqësore dhe duke mbështetur të drejtat për posedim të armëve.