Botë

Jordania dërgon ndihma humanitare në Rripin e Gazës

JORDANIA

Jordania ka dërguar të dielën atë që thotë se është autokolona më e madhe e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Deklarata e Organizatës Hashemite të Bamirësisë ka njoftuar  se kolona përbëhej nga 105 kamionë me furnizime ushqimore, duke përfshirë oriz dhe miell. Ajo njoftoi se furnizimet ushqimore do të dorëzohen me ndihmën e strukturave ndërkombëtare dhe organizatave humanitare përpara fillimit të festës së Fitër Bajramit këtë javë, raporton AP.  

Më shumë autokolona priten në të ardhmen e afërt si pjesë e një plani për të rritur numrin e autokolonave tokësore të drejtuara në Gaza përmes kalimit Karem Abu Salem. Ushqimi është i pakët dhe OKB-ja thotë se uria po afrohet me shpejtësi, me vetëm  pak palestinezë që po mund të largohen nga territori i rrethuar.