(Përditësuar: 13:00) - Më shumë se 400 palestinezë janë vrarë gjatë natës në Gaza nga sulmet ajrore të Izraelit, ka raportuar TheGuardian.
Autoritetet e shëndetësisë në Gaza të kontrolluara nga grupi militant Hamas, kanë rritur numrin e viktimave, në programin e mesazheve “Telegram”, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se numri viktimave është 404, nga rreth 330 sa kishte njoftuar më herët.
Po ashtu, Ministria ka njoftuar se mbi 660 palestinezë kanë kërkuar ndihmë në spitale si pasoj e sulmeve ajrore.
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se kanë nisur operacion tokësor.
Në anën tjetër, Turqia ka dënuar sulmin izraelit ndaj palestinezëve, duke thënë se Izraeli po vazhdon politikën gjenocidale.
S'ka më armëpushim, Izraeli vret mbi 330 persona në Gaza, sulmon edhe Libanin e Sirinë
Të paktën 330 persona janë vrarë në Gaza nga sulmet e ushtrisë izraelite, që u kryen në orët e para të mëngjesit të së martës, ka raportuar BBC-ja.
Ushtria e Izraelit ka thënë se po kryen sulme në shkallë të gjerë pasi në bisedimet për zgjatje të armëpushimit nuk u arrit marrëveshje. Kjo shënon valën më të madhe të sulmeve ajrore që nga 19 janari, kur hyri në fuqi armëpushimi.
Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore edhe në Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç ka thënë, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste.
⚡️🇵🇸🇮🇱BREAKING:
More than 250 martyrs and 350 wounded, most of them children and women, in the initial toll of Israel’s airstrikes on homes, schools, shelters, and displacement tents in Gaza following Israel’s decision to end the ceasefire.
Footage shows Israel’s airstrikes. pic.twitter.com/ddWiXdW73A— Suppressed News. (@SuppressedNws) March 18, 2025
Gjatë natës së kaluar zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit(IDF) janë udhëzuar që të marrin veprime kundër Hamasit, pasi ka “refuzuar t’i lirojë pengjet” izraelite dhe ka refuzuar propozime e marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësuesit e tjerë.
Ushtria izraelite po ashtu ka lëshuar urdhrin për kryerje të operacioneve tokësore.
Pas kësaj ka reaguar Hamasi, që sulmet i ka përshkruar si “tradhti” dhe ka thënë se qeveria izraelite ka vendosur ta prishë armëpushimin, “duke ekspozuar pengjet në Gaza ndaj një fati të panjohur”.
Herët në mëngjes është raportuar se zyrtari më i lart i sigurisë së Hamasit, Mahmoud Abu Wafah, është vrarë.
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se i kanë arrestuar 17 palestinezë gjatë një aksioni në Bregun Perëndimor.
Franca dënon sulmet e mbrëmshme të Izraelit në Gaza
Ministria e Jashtme e Francës ka reaguar duke dënuar sulmet e mbrëmshme të Izraelit në Gaza, dhe ka shtuar thirrjet për ndalim të menjëhershëm të dhunës.
Izraeli mbrëmë ka nisur një fushatë të sulmeve ajrore në Gaza kundër caqeve të Hamasit, pasi ky i fundit i ka refuzuar propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësueseve të tjerë, raporton “The Guardian”.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi në Gaza, numri i të vdekurve nga sulmet e mbrëmshme ka arritur në mbi 400 ndërsa i të lënduarve në mbi 600.
Hamasi fajëson SHBA-në për sulmet izraelite në Gazë
Grupi militant islamik në Gazë Hamas, i përkrahur nga Irani, ka fajësuar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet e Izraelit në Gazë.
Sipas Hamasit SHBA-ja bart përgjegjësinë e plotë për “masakrat” në Gazë, pasi sipas tyre, Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se Izraeli është konsultuar me administratën Trump para se filloi fushatën e bombardimeve mbrëmjen e kaluar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë sulmi izraelit ka vrarë më shumë se 400 palestinezë, ka raportuar "The Guardian".
“Me mbështetjen e palimituar ushtarake dhe politike për okupatorin (Izraelin), Washingtoni bart përgjegjësinë e plotë për masakrimin dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gazë”, thuhet në deklaratën e grupit militant palestinez, Hamas.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbajtur pushtuesin dhe mbështetësit përgjegjës për këto krime kundër njerëzimit”, ka shtuar Hamasi.
Raportohet se Izraeli ka vrarë pesë zyrtarë të lartë të Hamasit
Pesë zyrtarë të lartë të Hamasi janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në orët a para të mëngjesit të së martës në Gaza, ka raportuar “Jerusalem Post”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit(IDF), kanë filluar sulmet në Rripin e Gazës, lëvizje që zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur se ishte përgjigje ndaj refuzimit të Hamasit për t’i liruar pengjet në Gaza.
Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Gaza e udhëhequr nga Hamasi ka njoftuar se më shumë se 300 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga mbrëmja e së hënës.
Burimet palestineze dhe arabe të mediave kanë njoftuar se pesë zyrtarët e vrarë të Hamasit janë ministri i Brendshëm i Hamasit, Mahmoud Abu Watfa, dy anëtarët të byrosë politike të Hamasit, Abu Obediaj Muhammad al-Jamasi dhe Issam al-Daalis, zyrtari i lartë brenda Hamasit, Ahmed Omar Al-Hatta dhe përgjegjësi për mekanizmat e sigurisë brenda Hamasit, Bahjat Abu Sultan.