Botë

Izraeli vret 28 persona në sulmin e fundit në Gaza

gaza

Foto: Associated Press

Sulmet e Izraelit përreth Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 28 persona, shumica gra dhe fëmijë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe nisi sulmet ajrore. Ka ndaluar importet e ushqimit dhe furnizimeve për 2 milionë palestinezë që nga fillimi i marsit për ta vënë nën presion Hamasin për të liruar pengjet.

Të paktën nëntë u vranë në një stacion policie në Jabaliya. Shtatë u vranë në Khan Younis. Në qendët të Gazës u vranë gjashtë persona dhe brenda një shtëpie të vdekur mbetën katër fëmijë me dy prindërit e tyre, sipas Ministrisë.

Lufta nisi kur militantët e Hamasit sulmuan në Izrael më 7 tetor 2023 duke vrarë 1200 persona dhe morën pengje. Shumica janë liruar që atëherë. Izraeli ka vrarë mbi 51,000 palestinezë, shumica gra e fëmijë.