(Përditësim, 13:53) - Hezbollahu ka konfirmuar vrasjen edhe të një komandanti të tij. Hezbollahu ka thënë se Ali Karaki, komandant i frontit jugor të grupit është vrarë në sulmet izraelite, raporton “BBC”.
Hezbollah e ka konfirmuar vdekjen e Karakit në një postim në “Telegram”.
Ushtria Izraelite tha se Karaki është vrarë në të njëjtin “sulm të shënjestruar” në të cilin u vra kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah të premten.
Izraeli thotë se ka vrarë edhe një zyrtar të lartë të Hezbollahut
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë vrarë një zyrtar të lartë të Hezbollahut në sulmet e kryera në Liban të shtunën.
Nabil Qaouk, kreu i këshillit të sigurisë parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kyç i këshillit qendror të tij, është vrarë nga avionët luftarakë dje, thuhet në një deklaratë të IDF-së.
Hezbollahu nuk ka dhënë asnjë koment mbi fatin e Qaouk.
IDF e përshkroi Qaoukun si "afër majës" së Hezbollahut teksa tha se ai i angazhuar drejtpërdrejt në promovimin e komploteve terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij.