Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme në dhjetëra caqe të Hezbollahut në Liban në orët e fundit, raporton “BBC”.
Në një postim në “Telegram” të dielën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se kanë shënjestruar lansuesit e projektilëve që ishin drejtuar nga Izraeli.
Po ashtu ka thënë se ka goditur ndërtesat ku ishin “të magazinuara armët dhe strukturat ushtarake të organizatës”.
Ushtria ka thënë se Izraeli ka shënjestruar “qindra” caqe të Hezbollahut në ditën e fundit.
Mediumet libaneze kanë njoftuar për të paktën 15 të vdekur në sulmet e reja izraelite. Gjashtë është thënë se janë vrarë në jug të shtetit dhe nëntë në Luginën Bekaa.
Ushtria e Izraelit po ashtu ka njoftuar se e ka neutralizuar një dron që ishte lansuar nga Deti i Kuq.